SHBA, 02 mars 2013 – Një i ri nga Bronksi në Nju Jork është arrestuar pasi ka vrarë mamanë e tij, duke e prerë në copa. Bahsid McLean, 23 vjeç, i preu kokën mamasë së tij me një sharrë elektrike dhe më pas me foton në dorë, ai pozonte përpara pasqyrës së banjos.
23- vjeçari e mbante kokën e mamasë, Tanya Byrd, 45- vjeç, si një trofe. Policia e ka arrestuar të riun dhe deklaron se ai e vrau mamanë pasi u zu me të pse ajo i tha që duhej të rritej. Një zyrtar i policisë tha se janë gjetur disa foto të tmerrshme në celularin e McLean.
“Nuk mund të flija pasi pashë ato foto. E tmerrshme dhe çnjerëzore ajo që i ka bërë mamasë,” tha ai.
Policia thotë se pasi McLean e theri për vdekje mamanë, ia ndau trupin në copa me një sharrë elektrike dhe copat i shpërndau nëpër lagje. Ai së bashku me një shok i futën copat në qese plehrash dhe i hodhën në katër vende të ndryshme.
I riu doli përpara gjykatës, ndërkohë që mbante veshur një qese sepse urinonte vazhdimisht. Ai mbahet nën mbikëqyrje pasi mund të vrasë veten. Mamaja e tij vazhdimisht i kërkonte që të rritej dhe të vendosej në një apartament tjetër.
McLean kishte hapur një faqe në Twitter dhe një në MySpace ku shkruante “Kill Tanya Byrd”.