TIRANE, 02 mars 2013 – Mbi 20 pika kontrolli policor të ngritura në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë bërë të mundur ndalimin e 25 personave të cilët kishin me vete armë të ftohta si thika, kaçavida apo mjete të forta. Për dy persona është marrë masa e arrestit në flagrancë pasi janë kapur me armë zjarri pa leje. 

Kontrollet e policisë të ushtruara gjatë këtyre orëve të fundit në kryeqytet janë urdhëruar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe janë përqendruar në segmente rrugore si në periferi ashtu dhe në zonat urbane. 

Efektivët e rendit kanë qenë të përforcuar nga efektivët e repartit  special RENEA, i cili angazhohet vetëm në rastet kur situata e rendit dhe sigurisë publike është jo e qëndrueshme. Për këtë arsye operacionet për neutralizmin e personave të armatosur do të vijojnë nga kjo njësi deri në një urdhër të dytë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/