FRANCE, 02 mars 2013– Në Francë u është falur jeta dy elefantëve të Brigitte Bardot. Kohë më parë aktorja doli në mbrojtje të dy kafshëve që ndodhen në kopshtin zoologjik të Lionit dhe gjykata pezulloi vendimin për eutanazinë e tyre.
Elefantët ka mundësi të jenë të infektuar me turbekuloz. Por Brigitte Bardot është kërcënuar se do të largohet nga Franca dhe do të marrë shtetësinë ruse, në rast se autoritetet do të vrasin dy elefantët.
"Ky është një lehtësim i vërtetë për mua", – deklaroi mbrojtësja e kafshëve ndërsa komentoi vendimin e gjykatës.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/