Një lagje në Berlin, kryeqytetin gjerman, tani e tutje do i ketë të gjithë tualetet publike uniseks.

Që do të thotë se në to mund të hyjnë meshkujt dhe femrat.

Vendimi është marrë nga këshilli bashkiak i rajonit Friedrichshain- Kreuzberg.

Arsyetimi i çuditshëm: “Ka tualete të ndara për meshkuj dhe femra, por kështu diskriminohen ata njerëz që nuk e llogarisin veten në asnjë nga sekset, ose që nuk janë të sigurt për gjininë e tyre”.

Propozimi është bërë nga Partia e Piratëve dhe është mbështetur nga të majtët dhe të gjelbrit.

Kështu, në biblioteka, në spitale, në bashki e madje në shkollat e këtij rajoni do të ketë banjo uniseks.

Vendimi ka shkaktuar zemërim.

Disa kritikë thonë se në universitetet elitare britanike ka banjo për meshkujt, për femrat dhe për të tjerët.

Ndoshta do ishte kjo një zgjidhje? Apo sërish do ishte diskriminim.