VLORE, 02 mars 2013– Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, bëhet me dije se janë arrestuar katër persona shumë të kërkuar. Njoftimi vijon si më poshtë:

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, sot në orët e para të mëngjesit nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, janë kontrolluar 22 banesa  të personave të kërkuar .

Në kuadër të këtij plani masash u finalizua  me sukses operacioni i koduar “ZODIAK”, që çoi në kapjen e shtetasve :

Ardian Gockaj 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë me 10 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ”trafikut të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim. Gjatë momentit të arrestimit, këtij shtetasi i është kapur dhe një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sokol Hodaj 26 vjeç, lindur dhe banues Vlorë, i padënuar më parë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

U arrestua personi i 9-të i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “SFIDA 4″, të realizuar disa ditë më parë për një grup kriminal që kryente vjedhje me armë me dhunë dhe vjedhje të tjera, i cili është shtetasi Emiljano Sulejman Aliaj, vjeç 22, banues në fshatin Risili Vlorë, ku ndër të tjera ka vjedhur edhe kompjuterat e shkollës Risili.