TIRANE, 02 mars 2013– Arlinda Budo, 32 vjeç dhe Sokol Nano 34 vjeç kishin rreth dhjetë vite bashkëjetesë dhe vetëm një vit martesë.
Dy ditë më parë (më 28 shkurt 2013), në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, djali i ish- kryeministrit Nano, Sokol Nano, ka depozituar kërkesën për zgjidhje martese me bashkëshorten e tij, Arlinda Budo.
Kërkesa për zgjidhje martese është bërë nga të dy bashkëshortët, duke cituar se divorci do të bëhet me pëlqimin e të dyja palëve dhe gjithçka që rrjedh nga ky divorc, që me siguri ka të bëjë me ndarje pasurie, do të bëhet gjithashtu me mirëkuptim.
Në fakt, ky ishte një lajm që as nuk mund të imagjinohej , po të kemi parasysh historinë e gjatë të marrëdhënies së Sokol Nanos, 34 vjeç dhe bashkëshortes së tij Arlinda Budo 32 vjeçe. Sokoli është djali i vetëm i Fatos Nanos, ish-kryeministrit socialist, e megjithëse nuk ka qenë ndonjë personazh publik, për jetën e tij ka pasur vazhdimisht kuriozitet.
Në Tiranë frekuentuesit e jetës së natës e njohin mirë, pasi ai është pronar i një prej Pub-ve më të bukura të zonës së ish- Bllokut, “Loli Pop”, ndërsa kohët e fundit kemi mësuar se ka marrë nën menaxhim kompleksin “Mai Tai”, që gjendet në zonën e Saukut.
Megjithëse një njeri shumë diskret, djali i ish-kryeministrit nuk i ka shpëtuar kuriozitetit të medias për të mësuar më shumë për jetën e tij.





