Dëshironi që martesa juaj të zgjasë përjetësisht dhe fjala “divorc” të mos ketë aspak lidhje me jetën tuaj? Sipas ekspertëve të Universitetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara, kjo është e mundur, nëse zbatoni thjesht 6 rregulla. Zbatimi i këtyre rregullave sipas tyre pakëson me të paktën 25-30% rrezikun e dështimit të një martese.
1. Të paktën njëri nga bashkëshortët, duhet të ketë një diplomë universitare.
2. Të paktën një prej bashkëshortëve, mirë do të ishte edhe të dy bashkë, ta kishin kaluar moshën 25-vjeçare, teksa kanë vendosur që të martohen.
3. Nga martesa, duhet të ketë ardhur në jetë të paktën një fëmijë.
4. Të dy bashkëshortët duhet të kenë një besim fetar, pra të jenë besimtarë dhe jo ateistë.
5. Të dy bashkëshortët duhet të kenë një punë të mirë dhe të sigurojnë të ardhura të mira.
6. Të dy bashkëshortët duhet t’i kenë edhe prindërit e tyre të martuar ende së bashku.