MADRID, 01 mars 2013 – Kriza ekonomike që ka përfshirë Spanjën duket se nuk kursen asnjë. Në mesin e 6 milion të papunëve është edhe dhëndri i mbretit spanjoll Huan Karlo. 45 vjeçari Inaki Urdangarin, burri i vajzës së vogël të mbretit, Kristinës, është në kërkim të një vendi pune për të përballuar koston e qirasë së shtëpisë së tij në Barcelonë.
Urdangarin u akuzua kohë më parë për afera korruptive me fondet publike. Prokuroria spanjolle e ka akuzuar Urdangarin për përvetësimin e paligjshëm të disa miliona eurove përmes institutit Noos, në të cilin dhëndri i mbretit ka qenë president nga viti 2004 në 2006.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/