RUSI, 01 mars 2013 – Shkencëtarët e Moskës dhe Novosibirskut përfunduan analizën e parë të fragmenteve të meteoritit të Çeljabinskut dhe deklaruan se në territorin e Rusisë meteoritë të këtij lloji nuk janë gjetur kurrë më parë.
Studimi i meteoritit është kryer nëpërmjet mikroskopëve skanues dhe chromate-mass-spectrometry. Meteoriti është klasifikuar si një kondrit i zakonshëm me përmbajtje shumë të ulët hekuri, por me kondrule relativisht të mëdha.
Sipas shkencëtarëve, informacioni i përftuar do të ndihmojë për të kuptuar proceset që kanë ndodhur në fazat e hershme të zhvillimit të sistemit diellor.