SKOCI, 01 mars 2013 – Mijëra litra uiski u derdhën gabimisht në kanalizimet e ujrave të zeza në fabrikën e kompanisë së pijeve alkoolike “Chivas Brothers” në qytetin e vogël skocez Dumbarton.
"Incidenti i tmerrshëm", siç deklaruan në kompani, ndodhi këtë javë për faj të njërit prej turneve të natës që ngatërroi pijen e fortë të përgatitur tashmë me substancën e lëngshme të përpunuar. Si rezultat, kjo e fundit u ruajt, ndërsa uiski – "u asgjësua".
"Reja e formuar e alkoolit" ishte aq intensive sa që alarmin e vunë bashkëpunëtorët e sistemit të kanalizimeve.