ITALI, 01 mars 2013 – Shqiptari Hasan Lika konsiderohet nga autoritetet italiane si kapobanda e një grupi shqiptar, autor i shumë grabitjeve të regjistruara në Itali.
37 vjeçari Lika dhe grupi i tij akuzoheshin deri tani për të paktën 3 grabitje në vilat e Salernitanos, natën e 28 prillit të vitit të kaluar. Hetimet e kryera kohët e fundit nga karabinierët kanë bërë të mundur zbulimin e të gjithë veprimtarisë kriminale të grupit të hajdutëve shqiptarë dhe sigurimin e provave për autorësinë e grupit të Hasan Likës në tre grabitjet e vitit të kaluar.
Përmes metodave të speciale të hetimit policia italiane ka arritur në konkluzionin se grupi në fjalë është autor i tre grabitjeve të dhunshme në Salernitano. Akuzat i shtohen CV “së pasur” të shqiptarit me shumë precedentë penalë, që aktualisht është mbahet në burgjet italiane.
Hasan Lika u ndalua në flagrancë, natën e 28 prillit të vitit 2012, për veprën penale të “grabitjes me armë zjarri”, “rezistencë ndaj forcave të rendit”, “armëmbajtje pa leje”, “dhunim të pronës private” dhe “plagosje”.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





