HAVANA , 01 mars 2013 – Shqipëria sot është i vetmi vend në Evropë që shet produktin mjekësor homeopatik kuban “Vidatox” për kurimin e kancerit më anët të akrepit helmues, raporton sajti “news.supermoney.eu”. Janë më shumë se 60.000 pacientë në botë, të cilët kanë provuar një medikament alternativ, që sipas studiuesve tregojnë përmirësim simptomatik: ulje dhimbjesh, shtim oreksi, përmirësim të cilësisë së jetës, ndërprerje të rritjes së qelizave të kancerit, si dhe aspekte të tjera pozitive, kjo në saj të helmit të akrepit. Bëhet fjalë për “Vidatox-in”, me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Sot “Vidatox-i” është në qendër të interesimit të bashkësisë mjekësore dhe shkencore botërore. Kompania kubane “Labiofam” po punon të regjistrojë medikamentin në sa më shumë vende të jetë e mundur, thotë “news.supermoney.eu”.
“Vidatox”-i është zhvilluar gjatë mëse 15 vjetëve nga institucioni shtetëror i quajtur Laboratori Biologjik dhe Farmaceutik (Labiofam). U përdor me sukses në pacientë kubanë që nga mesi i vitit 2010. Prodhuesit e saj e përshkruajnë atë si medikament homeopatik i nxjerrë nga helmi i një akrepi kuban, akrep blu (junceus rhopalurus), dhe ka veti analgjezike, anti-inflamatore dhe antitumorale. Produkti gjithashtu rrit efektivitetin e terapive kancerit tradicionale, tha eksperti i “Labiofam-it” Aleksis (Alexis) Diaz, cituar nga mediet ndërkombëtare.
Drejtorja e kërkimit dhe zhvillimit e kompanisë, Isabel González, tha se “Vidatox”-i është përftesë homeopatike prej pesë peptidesh proteine me peshë të ulët molekulare, ekstraktuar nga helmi i akrepit, dhe që demonstroi një efekt “analgjezik, anti-inflamator dhe anti-tumoral në më shumë se 15 linja të ndryshme qelizash kanceri”. Sipas Gonzálezit, medikamenti është testuar në vitin 2011 në më shumë se 10.000 pacientë me kancer, prej tyre afro 3.500 të huaj, dhe ka treguar “rezultate pozitive”, duke filluar nga “përmirësimi i cilësisë së jetës” deri te një “rritje e ngadalësuar e tumorit”. Preparati është rezultat i 15 viteve kërkime dhe “Labiofam-i” thotë kompania do të vazhdojë kërkimet për të prodhuar versione sintetike ose bioteknologjike të përbërjes.
Preparati u prodhua nga mbi 5.000 akrepa të ndryshëm të llojit junceus Rhopalurusnë lindje të Kubës. Sipas kompanisë, ajo nuk ka kundër-indikacione dhe është në përputhje me çdo trajtim tjetër onkologjik.
/th.m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/