GJIROKASTER, 01 mars 2013– Shpërthimi në një lokal në Gjirokastër ka alarmuar policinë e këtij qyteti. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në lokalin në pronësi të Shefki Karagjozit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Ndërkohë ka pasur dëmtim të xhameve edhe në dyqanet pranë objektit në fjalë.

Sipas policisë shpërthimi është shkaktuar nga një sasi eksplozivi e llojit tritol. 

Pas hetimeve policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e dy personave që rezultojnë të jenë autorët e vendosjes se tritolit, sasia e cilit sipas grupit hetimor është rreth 200 gram. 

Ndërkohë edhe dy muaj më parë një tjetër shpërthim është regjistruar në këtë dyqan, pasi ishte vendosur një bidon me benzinë.