BRITANI E MADHE, 1 mars 2013 – Mosha ideale për t'ubërëprind,është26-vjeçare. Këtë e konfirmon një studim i fundit i kryer në Britaninë e Madhe, sipas të cilit, ky është pikërisht, momenti i përsosur për të sjellë në jetë fëmijën e parë.

"Kur e kemi filluar këtë studim, – shpjegon psikologia Claire Halsey, – ne mendonim si gjithë të tjerët, se gratë janë duke planifikuar që të kenë një fëmijë pasi të kenë bërë karrierë. Por ju mund të jeni i suksesshëm në jetë, edhe duke qenë prindër”.

Duke shtuar më tej, se në të njëjtën kohë, duke patur edhe fëmijë, gratë mund t’i kultivojnë njësoj pasionet e tyre.

"Një e treta e grave të intervistuara për këtë studim, tha se të paturit e një fëmijë të parë në moshën 26-vjeçare, do të ishte e përsosur. Kurse një e katërta tha se dëshironte të mbetej shpejt shtatzënë, ndërsa vetëm 20% besonte se të paturit e një fëmije para moshës 30-vjeçare mund të lehtësonte rrugën që të çon në shtatzëni”, shtoi më tej ajo.