INDONEZI, 28 shkurt 2013 – Një nënë në Indonezi ishte aq e shqetësuar nga fakti se djali i saj nëntë vjeç e kishte penisin e vogël, sa e mbyti në banjo. Ajo druhej se penisi i vogël do i shkatërronte jetën. Raste të tjera kur nënat e reja kanë mbytur fëmijët e tyre janë regjistruar në vende të ndryshme të botës, por një arsye e tillë nuk ishte dëgjuar më parë. 

Policia në Xhakarta thotë se nëna 38- vjeçare u kishte thënë atyre se djali i saj kishte një penis të vogël edhe para se të bëhej synet. Pas operacionit, penisi i tij u bë edhe më i vogël. Policia bëri me dije se nëna ishte shumë e vetëdijshme për atë që kishte bërë dhe u dorëzua vetë në polici.

Zëdhënësi i policisë tha për AFP se ajo u kishte thënë se djaloshi i saj do kishte një të ardhur të errët për shkak të penisit të vogël. Tani ajo po i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/