Një peshk ekzotik i quajtur Paku, që vret meshkujt duke filluar nga organet gjenitale, është kthyer në makthin e peshkatarëve. Peshku që ka dhëmbë që ngjasojnë mjaft me ato të njerëzve duket se preferon t’i kafshojë pretë e tij pikërisht në vende delikate. Dy peshkatarë në Guinenë e re, që kishin hyrë në ujë për t’u larë gjetën vdekjen për shkak të gjakderdhjes. Diçka nën ujë i kishte kafshuar ata në organet gjenitale.
Një peshk i tillë u konstatua këtë verë në një liqen në Ilinois, SHBA. Ndërsa peshkatari që e kishte zënë, mendoi në fillim se bëhej fjalë për një peshk piranja, një studiues i zonës i bëri të ditur se bëhej fjalë pikërisht për peshkun Paku, që besohet se ka hyrë kontrabandë në SHBA.
Peshku në fjalë ka përmasa të mëdha, arrin të peshojë deri në 24 kg. Por ajo që është më e veçanta e tij është preferenca për organet gjenitale mashkullore.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/