SHANGAI, 28 shkurt 2013– 1453 është numri i miliarderëve në të gjithë botën sipas Hurun, një shoqëri në Shangai, që mbikqyr pasanikët e planetit.

Në vend të parë me një pasuri prej 66 miliard dollarë renditet Carlos Slim, njeriu më i pasur i planetit. Në vend të dytë, me një pasuri që vlen 58 mld dollarë ndodhet Warren Buffet, ndërkohë që menjëherë pas tij renditet Amancio Ortega (Zara) me 55 miliard dollarë.

Ndërkohë italiani i vetëm i përfshirë mes 100 pasanikëve të më mëdhenj të botës është Leonardo Del Vecchio, që renditet në vend të 90-të. Ndërkohë shumë poshtë tij ndodhet ish kryeminsitri italian Silvio Berluskoni, që zë vendin e 220. Berluskoni ndodhet në renditje pas stilistit të njohur Giorgio Armani dhe pas vëllezërve Benetton, një tjetër markë e njohur mode e vendit fqinjë.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/