LONDER, 28 shkurt 2013– ''Të hyjnë kllounët. Zgjedhjet shkatërruese në Itali kërcënojnë të ardhmen e euros”.

Ky është titulli dhe nëntitulli me të cilin do të hapet numri i ardhshëm i revistës së njohur ndërkombëtare “The ekonomist”, që do të dalë në shtyp ditën e nesërme, faqen e parë të të cilit e ka publikuar agjencia e lajmeve ANSA.

Me një foto të madhe në kopertinë të komikut-politikan Beppe Grillo dhe ish kryeministrit Silvio Berluskoni, The economist duket se i ka kushtuar një rëndësi të madhe analizës së zgjedhjeve në Itali, fituesve të saj dhe perspektivës ekonomike të këtij vendi të përfshirë nga kriza.   

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/