ROME, 28 shkurt 2013 – Një shqiptar masakrohet në një automjet në zemër të Romës. Mediat italiane dyshojnë se viktima është shqiptari me emrin MIkel Bushaj (Michel Bushai në dokumentat italiane), 35 vjeç.
I riu është gjetur në një automjet tip furgoni në sheshin Garibaldi. Mbi trupin e 35-vjeçarit është qëlluar me pistoletë me 4 plumba, 2 në kokë dhe 2 në gjoks.
Viktima mësohet se ka qenë në arrest shtëpie. Trupi i pajetë u gjet sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth mesnatës, duke u gdhirë dita e enjte.
Dyshohet se shqiptari kishte probleme me bandat e drogës.





