HOLLANDE, 28 shkurt 2013 – Nje pedagog universiteti duke dashur “t’i mësojë sa më mirë” studentët e tij u ka dhënë krahas leksioneve mbi kiminë ushqimore edhe leksione pornoje.

Skandali që është raportuar nga shumë media të huaja është regjistruar në Hollandë. Profesori belg, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte përgatitur leksionin e radhës për kiminë ushqimore.

Studentët e tij, në universitetin Wageningen, ndoqën me vëmendje leksionin. Pas shpjegimit, profesori u ul, hapi internetin, u fut në faqen PornHub për të parë një video porno.

Por kompjuteri i tij ishte akoma i lidhur me projektorin dhe në mur nisi të shfaqej video që ai po shihte. Profesori belg, edhe pse cilësohej si një mësues i shkëlqyer, u deklarua i padëshiruar në këtë universitet dhe u pushua nga puna.

Gjithsesi ai mund të ngushëllohet me faktin se të paktën do mund të shohë filma porno falas, pasi website PornHub, pasi mori vesh ndodhinë e bëri anëtar të tij falas.