ITALI, 27 shkurt 2013 – Një grua 75-vjeçare, e lodhur nga kujdesi ,për të shoqin me aftësi të kufizuara ka përdorur “një mijë mënyra”, për ta vrarë, por plani i saj nuk ka funksionuar.
Ka qenë vet e moshuara me inicialet S. Z, e cila ka njoftuar policinë dhe ka shpjeguar me detaje të gjitha përpjekjet për të vrarë burrin.
Gruaja e moshuar i ka provuar të gjitha; nga qeset e vendosura në kokë për ta mbytur dhe deri tek goditjet me okllai për ta lënë të vdekur në vend.
Si përfundim vetëm e ka plagosur, pa arritur ta vrasë. Kur ka parë atë çafrë kishte bërë dhe burrin e përgjakur ajo nuk ka vazhduar më tej por ka njoftuar policinë.
“Mendova ta vrisja për të mos vuajtur më. Unë do i kaloja në burg vitet e jetës që më kanë mbetur”, ka rrëfyer gruaja përpara uniformave blu.
Fillimisht ajo i kishte përgatitur 77-vjeçarit një lëng portokalli dhe brenda gotës kishte hedhur medikamente për ta vënë në gjumë e më pas e kishte lidhur me një qeskë.
Por plani i saj nuk ka funksionuar pasi ilaçet ishin të lehta dhe burri ndonëse i pafuqishëm kishte arritur të hiqte qeskën. Më pas me një okllai, ajo e ka goditur disa herë të moshuarin, por sërish ai nuk vdiq.
Pasi kaluan disa orë gruaja gatoi drekën për bashkëshortin, të cilin e goditi sërish me okllai duke e plagosur rëndë dhe vetëm atëherë është ndalur dhe i ka telefonuar policinë.
E moshuara është ndaluar, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar menjëherë në spital me plagë të shumta në kokë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/