DUBAI, 27 shkurt 2013– Hoteli më i lartë në botë JW Marriott Marquis me lartësi 355 metra u hap zyrtarisht ditën e mërkurë në Dubai.

Dy kullat e hotelit ngjasojnë me palmat (hurmat arabe). Ai ka rreth 1600 dhoma, ndërsa në 14 restorantet e tij mund të drekojnë në të njëjtën kohë gati 3 mijë vetë. Personeli i JW Marriott Marquis përbëhet nga një mijë punonjës prej 67 vendeve të ndryshme të botës, ndërsa në sallonin SPA luksoz me pishinë janë çuar tashmë 3 ton kripë nga Deti i Vdekur.

Inaugurimi i hotelit i kushtohet vizitës në Dubai të delegacionit të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, i cili po viziton me radhë vendet që kanë aplikuar për pritjen e Ekspozitës Botërore Expo në vitin 2020.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/