DURRES, 27 shkurt 2013 – Pak minuta më parë rreth orës 11.55 është gjetur i varur në banesën e tij shtetasi Gëzim Saraçi.
Burime policore bëjnë të ditur se 57 vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në apartamentin ku jetonte, në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit dhe dyshohet paraprakisht për vetvrasje.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
(VIJON)
/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





