Me emrin Titanic II, pak kush mendonte se anija që shihni në foto, do të rikthehej sërish të lundronte.
Anija, kopje e asaj që u fundos 100 vjet më parë, është, siç e cilësoi dizenjatori i saj, anija më e sigurtë në botë.
Markku Kanerva tha se nuk ka anije të dytë në botë si kjo, megjithatë, truri pas këtij projekti, miliarderi i industrisë së minierave, Clive Palmer refuzoi të thotë se anija nuk mund të fundoset.
"Mendoj se çdo gjë do të fundoset nëse në të bën një vrimë. Nuk mund të them që anija nuk mund të përfundojë në fund të detit.
Mendoj se në të shkuarën ka pasur njerëz që e kanë thënë këtë dhe jetuan më pas, për t'u penduar",-tha ai.