Google Street View që kur nisi të funksiononte arriti të kapte në rrugë mijëra gjëra të veçanta që u fiksuan nga kamerat e gjigantit të kërkimit. Mes të tjerash, kamerat kanë fiksuar prostituta në shumë vende të botës, ndërsa janë në pritje të klientëve, megjithëse nuk mungojnë dhe rastet kur ato janë në veprim.

Nga Brazili, në Itali, Francë, Belgjikë e kudo, kamerat e gjigandit të kërkimit kanë sjellë imazhe prostitutash. Më shumë se 5 mijë imazhe të punonjëseve të seksit janë postuar online në faqen doxypsotting.com.

Daily mail i ka kushtuar një shkrim të veçantë këtij fenomeni dhe jep edhe shifra të vendeve ku është regjistruar numri më i madh fotove të shkrepura mbi punonjëset e seksit.

Kështu vendin e parë e zë Italia, me rreth 2000 foto e ndjekur nga Brazili me 639 , Belgjika me 222 etj. Vende të tjera të përfshirë në këtë listë janë edhe Cekia, Hollanda, Rumania, Meksika dhe Tajlanda.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/