TIRANË, 26 shkurt 2013 – Nga Syneji i Kavajës në gjirin e Lalëzit, brenda 13 orëve, dy tërmete të lehta kërcënojnë bregdetin e Durrësit aq të brishtë ndaj lëkundjeve sizmike. Sipas Departamentit të Sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, të hënën, më 26 shkurt 2013, ora 1:8:24, pas mesit të natës, në rajonin e Gjirit të Lalëzit janë ndier lëkundje tërmeti me magnitudë 2.3, në koordinatat  41.5° veri, 19.52° lindje në thellësi 11 km.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/