Ajo u bë e famshme në mbarë botën kur doli në kopertinën e revistës TIME.Aesha, nga Afganistani, ishte arratisur nga një martesë abuzive, por gjithçka u kthye në tmerr kur u torturua nga i shoqi që e kapi dhe i preu hundën dhe veshët.

19- vjeçarja ia doli të shkonte deri në një bazë amerikane, pasi e lanë për të vdekur.19- vjeçarja u bë simbol i dhunimit të grave në Afganistan.Tre vite më vonë ajo ka një fytyrë dhe një jetë të re.

Mjekët i kanë bërë ndërhyrje në fytyrë dhe pas dhjetëra operacionesh, tani ajo më në fund ka fytyrën e saj.“Çdo ditë burri abuzonte me mua dhe familjen time. Fizikisht dhe psikologjikisht. Një ditë vendosa të ikja. Më kapën dhe më futën në burg për pesë muaj. Kur dola, gjykatësi më dërgoi sërish tek burri im.Atë natë ata më çuan në mal.

Më lidhën duart dhe këmbët. Më thanë se ndëshkimi ndaj meje ishte që të më prisnin hundën dhe veshët”.
Tani Aesha jeton në Amerikë, tek një familje e re që e cilëson si familjen e saj. Familja ka dalë vullnetare për ta mbajtur atë.

“Dua që t’u tregoj të gjitha grave që vuajnë nga abuzimet që të bëhen të forta. Mos u dorëzoni kurrë dhe mos i humbisni shpresat,” thotë ajo.