DURRES, 26 shkurt 2013– Mbrëmjen e ditës së hënë u kap në Portin e Durrësit rreth 25,8 kg Kanabis Sativa, në tentativë për t’u trafikuar drejt Italisë, ndërsa janë vënë në pranga 3 persona. Shkëlqim Kola,  23 vjec, banues në Bulqizë, Kristi Iljazi, 21 vjec, banues në Vlorë dhe Rubin Kola,  24 vjec, banues në Tiranë.

Droga u kap nga agjentët antidrogë në pikën e kontrollit të automjeteve në port gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip Fiat Punto  me targa AA702 AJ, që drejtohej nga shtetasi Kristi Iljazi dhe si pasagjerë udhëtonin shtetasit Shkëlqim Kola dhe Rubin Kola (kushërinj me njëri-tjetrin), u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë  e provës  materiale 17 pako të vendosura në bagazh si dhe 9 pako në pjesën e poshtme të shasisë së mjetit, me përmbajtje lëndë të dyshuar si narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Në total pas peshimit rezultoi sasia prej  25 kg e 863 gramë.

Automjeti në fjalë do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari për të udhëtuar drejt Italisë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip Fiat Punto.

Materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë Rrethit Durrës.