PERMET, 26 shkurt 2013- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Përmetit, ku një burrë i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.

Burime zyrtare nga policia thanë se 54 vjeçari Shkëlqim Makashi jetonte i vetëm në banesë, ndërsa thuhet se shkak për këtë veprim ka qenë gjendja e rënduar psikologjike dhe kushtet e depresionit.

Kanë qenë fqinjët e të ndjerit ata që kanë gjetur trupin e pajetë, vetëm pak çaste pas hedhjes nga kati i pestë i apartamentit.