BUJANOC, 26 shkurt 2013- Një i ri shqiptar nga komuna e Bujanocit ka humbur jetën në Siri rreth një javë më parë.
Sipas agjencisë së lajmeve "Bujanoci.net", të premten e kaluar, në Siri është varrosur Muaz Ahmeti, nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit.
Djaloshi shqiptar ka mbetur i vrarë në atë që quhet "Lufta e Shenjtë" në Siri. Mësohet se 23-vjeçari ka marrë pjesë vullnetarisht në luftë përkrah forcave çlirimtare.
Muaz Ahmeti ka lindur në fshatin Tërnoc më 30 mars 1990.
Ai kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit në vitin 2008.
Familja e dëshmorit Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e të birit ditën e djeshme, duke hapur kështu edhe dyert e shtëpisë për mort, edhe pse pa trupin e viktimës.





