6-vjeçarja Adalia Rose Williams vuan nga një sëmundje e rrallë, për pasojë të së cilës trupi i saj plaket shumë më shpejt.

Jetëgjatësia mesatare e njerëzve që vuajnë nga mplakja e parakohshme, zakonisht nuk i kalojnë 13 vjet.
Adalia është bërë shumë e famshme, pasi në faqen e saj elektronike në Facebook ka më shumë se 6 milionë “miq”, të cilët i dërgojnë asaj përditë miliona e-mail dhe mesazhe keqardhje për mbështetjeje

Megjithatë, siç dhe referon një artikull i daily mail, vajza e vogël ka rënë preh e gazetarisë së keqe, si viktimë e dhunës verbale, ndërsa disa kanë raportuar dhe “lajmin” e vdekjes së saj.

Vajza e vogël nga Austin, i Texas-it, nuk shkon në shkollë për shkak se ajo ka nevojë për kujdesie të vazhdueshme.

Të gjithë ata që e shohin në rrugë, shumë herë e “përbuzin” por prindërit e saj të rinj 24 vjeçarja Natalia Amozurrutia dhe njerku 26 vjeçar Ryan Pallante, i thonë vazhdimisht asaj se: “Kjo ndodh ngaqë nuk kanë parë ndonjëherë një engjëll nga afër”.

Majin e vitit të shkuar, e ëma e saj vendosi të krijonte një faqe në Facebook, dedikuar vajzë së saj, me qëllim që shokët dhe miqtë e saj të informoheshin menjëherë për gjithçka rreth vogëlushes.