ROME, 26 shkurt 2013 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme kryeqytetin italian.

Një çift të rinjsh janë gjetur të vdekur në makinën e tyre në brendësi të një garazhi, dhe vajza mendohet të jetë shqiptare e moshës 26 vjeç. 

Të dhënat që raportojnë mediat italiane dhe po ashtu policia janë të pakta.

Dy viktimat, përkatësisht të moshave 31 dhe 26 vjeç, janë gjetur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në brendësi të automjetit, tërësisht të zhveshur dhe trupat e tyre vendosur mbi njëri-tjetrin.

Mendohet që shkak për vdekjen e tyre të jetë bërë intoksikimi me monoksid karboni.

Zbulohet se në trupat e dy viktimave nuk ka pasur shenja dhunë. 

Makina është gjetur në një garazh të lagjes "Torpignattara", e fikur dhe e mbyllur nga brenda. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia italiane po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Emrat e viktimave ende nuk janë bërë publikë.