Nëse lumturia është ajo që dëshirohet të arrihet në një raport burrë-grua, atëherë të dy gjinitë duhet të përpiqen më shumë. Sipas një studimi, nëse kjo është ajo që kërkohet të arrihet, meshkujt duhet të jenë më të gatshëm të flasin me gratë e tyre, ndërsa femrat duhet të tregohen më bujare në dhomën e gjumit. 

Këtë fakt e ka bënë të ditur një studim i fundit, sipas të cilit femrat më shumë duan të flasin për problemet, ndërsa meshkujt duan dhe mendojnë që të bëjnë më shumë seks. Kur vjen për të zgjidhur një problem në një marrëdhënie, femrat mendojnë se është e rëndësishme të diskutojnë për konfliktet, qoftë edhe të konsultohen me këshilltarë, ndërsa meshkujt duan të kenë sa më shumë seks. 

Një raport i ri mbi marrëdhënien burrë-grua, i kryer nga një qendër në Britani përshkruan mënyrat e ndryshme të përjetimit të akthit emocional tek burrat dhe tek gratë, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe stereotipat arkaike të dy gjinive. Burrat e kanë shumë të vështirë të kërkojnë ndihmë profesionale dhe ndjejnë se janë përgjegjës dhe shtylla kryesore e familjes, kjo është e vërtetë edhe sot.