BARCELONE, 25 shkurt 2013 – Nokia ka prezantuar në Spanjë një telefon celular që kushton vetëm 15 euro, bateria e të cilit mund të mbajë deri në 35 ditë me një cikël të plotë karikimi.
Telefoni synon tregjet në zhvillim, ku energjia elektrike mungon shpesh. Me modelin e ri mund të bëhen thirrje telefonike të dërgohen sms, si dhe mund të dëgjosh radio. Por mbi të gjitha është shumë i lirë.
Telefoni pritet të dalë në shitje brenda disa javësh. Nokia 105 krenohet me një ekran me ngjyra, me një elektrik dhe Radio FM.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/