Kombëtarja e Belizës, ka përjetuar tmerrin teksa po udhëtonte për në Haiti. Autobusi i ekipit kombëtar nga Amerika Veriore, u ndal nga një bandë e armatosur.

Mediat e huaja raportojnë se për fat të mirë me skuadrën ishin edhe katër policë, të cilët patën disa negociata të gjata me banditët e armatosur.

Pas disa minutave, ata u lejuan të vazhdonin rrugën për në hotel. Vlen të theksohet se Belizë do të luajë një ndeshje kundër Haitit për raundet kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022”.