TIRANË, 25 shkurt 2013 – Fillim-java në Kavajë nis me disa lëkundje të lehta tërmeti. Sipas Departamentit të Sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, të hënën, më 25 shkurt 2013, ora 8:9:27 të mëngjesit, në rajonin e Kavajës janë ndier lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2. Epiqendra e tij ndodhet në fshatin Hajdaraj të komunës bregdetare të Synejit, 19 km në jug të qytetit të Durrësit, në koordinatat  41.14° veri, 19.5° lindje. Nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale, pasi thellësia e tronditjes sizmike regjistrohet të jetë 25 km.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/