Një britanik, që e humbi penisin e tij kur ishte gjashtë vjeç, në një aksident, tani shpreson se do jetë në gjendje që të bëjë seks.
Mohammed, 40 vjeç, nga Edinburgu, u shty në rrugë kur ishte fëmijë dhe një makinë të tërhoqi zvarrë duke i dëmtuar rëndë penisin dhe kofshët.
Penisi u shkatërrua bashkë me testikulin e majtë. Atë të djathtin ai as nuk e sheh dhe as nuk e ndjen.
Në atë kohë kaloi mbi 100 operacione dhe mjekët i morën lëkurë nga këmba dhe i ndërtuan një penis të ri, të cilin ai e përshkruan thjesht si një tub për të urinuar.
Por ai është martuar prej tre vitesh me një grua nga Pakistani dhe kërkon që të bëjë seks.
Ai thotë se gruaja e tij nuk e nxit në këtë drejtim, por është ai që kërkon të bëjë seks.
Penisi i tij 6 centimetër nuk ngrihet dhe ai nuk prodhon spermë.
Për fatin e mirë, ai ka takuar një nga kirurgët më të mirë në botë për penisët, Nim Christopher.
Me anë të tre operacioneve, ai do mund të bëjë seks.
Operacioni i parë ka përfunduar dhe mjekët i kanë marrë lëkurë nga parakrahu për të krijuar një penis të ri, që është ngjitur gjatë operacionit prej 11 orësh.
Christopher i ka gjetur po ashtu edhe testikulin që ai mendonte se nuk e kishte, çka do të thotë se do jetë fertil.
Tani ai pret edhe dy operacionet e tjera dhe është me shpresë se një ditë do arrijë të bëjë seks dhe fëmijë.