Videot e tipit “Harlem Shake” janë përhapur aq shumë tek ne, saqë kanë marrë edhe shumë shikime në YouTube.

Por jo të gjithë e pëlqejnë këtë lloj dëfrimi të të rinjëve, të cilët bëjnë të tilla klipe në vende nga më të ndryshmet, si në shkollë, rrugë, palestër e vende të tjera.

Në mesin e të pakënaqurve janë edhe administratorët e një shkolle në Nju Jork, ku sipas një postimi të bërë nga New York Post, një student 17 vjeçar, i cili nga emri vërehet që është shqiptar, në shkollën Forest Hills në Nju Jork kishte provuar që të organizonte një vallëzim të tillë, por kishte dështuar. Kështu, ai ishte arrestuar dhe ishte pezulluar për pesë ditë.

Të pakënaqur me këtë vendim të marrë nga administratorët e shkollës, shokët e klasës së Arnis Mehmetaj krijuan një peticion tashmë të lançuar online për të kundërshtuar dënimin e tij, të cilin ata e quanin shumë të ashpër.

Por administratorët e mbajtën qëndrimin e tyre të mëparshëm, duke refuzuar vendimin kërkesën e shokëve të Arnisit.