TIRANË, 25 shkurt 2013 – Ministri i Brendshëm Flamur Noka zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit të vrarë ditën e djeshme në Tiranë, Dritan Lamaj.

Noka tha se vrasja e Lamajt është një humbje e rëndë për familjen dhe policinë e shtetit.

Sipas Ministrit, kriminelët do përballen me forcën e ligjit ndërsa Ministria e Brendshme dhe qeveria ndodhen pranë familjes së të ndjerit në këto momente dhimbje të thellë.

“Policët janë sot më të vendosur se kurrë për të goditur krimin në ruajtje të rendit e shtetit ligjor”, theksoi Noka.