GJIROKASTER, 25 shkurt 2013 – Sekuestrohet një arsenal i konsiderueshëm armësh në kufirin shqiptaro-grek, në afërsi të Kakavijës, ndërsa mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe dy personave që transportonin armët. 

Fillimisht policia u ka bërë thirrje të ndalojnë, 2 personave që lëviznin në mënyrë të dyshimtë në zonën e gjelbër, pranë pikës doganore të Kakavijës, por ata janë larguar duke u kundërpërgjigjur me zjarr. Ata kanë lënë aty çantat me të cilat transportonin armët. 

Operacioni për kapjen e tyre vijon ende, ndërsa mësohet se 2 të dyshuarit janë futur në zonën pyjore, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Ndërkohë policia ka sekuestruar arsenalin e armëve, automatike, granata dhe fishekë, ndërsa vijon puna për kapjen dhe identifikimin e transportuesve të armëve.