TIRANE, 25 shkurt 2013 – Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit deklaroi se në nderim të Kryekomisar Dritan Lama, Policia e Shtetit organizon sot ceremoninë mortore ndërsa varrimi i oficerit do të bëhet në varrezat e dëshmorëve.

Homazhet në nderim të Kryekomisar Dritan Lama do të zhvillohen në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nga ora 12.30′ – 13.30′, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipasdeklaratës, trupi i të ndjerit Kryekomisar Dritan Lama do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet, sot, nga ora 13.30′ – 14.30′, pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Në vijim do të zhvillohen Vizita tek familjarët e punonjësit të policisë Kryekomisar Dritan Lamaj, i cili humbi jetën për shkak të detyrës, vijon deklarata.