DURRES, 25 shkurt 2013 – Kaos në qarkullimin rrugor
Mjafton vetëm disa orë shi në Durrës për tu bllokuar rrugët dhe sheshet kryesore te qytetit si dhe periferia.
Ujerat kanë vërshuar nëpër rrugë e trotuare, duke shkaktuar jo pak probleme për kalimtaret e automjetet.
Bllokimi i pusetave, si dhe mungesa e kanalizimeve ka bërë që rrugët të përmbyten, por në një gjendje shumë të keqe kanë qenë dhe lagjet e parikonstruktuara, të cilat nuk kanë asnjë lloj kanalizimi, kryesisht në zonën e Plazhit e Shkozetit.
Zona më problematike mbetet ajo e kryqëzimit pranë stacionit të trenit, rrethrrotullimi i Shkozetit si dhe disa lagje të tjera në zonën e Plazhit.
Për pasojë është bërë kaos në trafik, ku automjete të shumta janë detyruar të qëndrojnë të bllokuara për disa minuta rresht.





