Edhe këtë të martë, vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në orët e para të ditës.
Por sipas MeteoAlb, mesdita shton vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të pakta përgjatë shtrirjes lindore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.





