VLORE, 22 shkurt 2013- Dy persona u vunë në pranga në Vlorë më datë 21.03.2013 nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik- Financiar në Drejtorinë e Policinë e Qarkut.
Ata akuzohen për “Ushtrim i ndikimit te paligjshem i personave që ushtrojnë fuksine publike dhe “Korrupsion pasiv “ me vendet e punës në drejtorinë Arsimore të rrethit Vlorë.
Policia tha se pas hetimeve ukrye arrestimi për shtetasit Luan Ramo Birçaj, vjec 49, banues në lagjen “Pavarsia” Vlorë dhe Ilirian Feti Mezinaj, vjec 50, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Sipas policisë, ndalimi i këtyre shtetasve është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në muajin Qershor 2012, me premtimin se do ti siguronin një vend pune si mësuese në Drejtorinë Arsimore Vlorë vajzës së shtetasit me inicale M. A., i kanë marrë këtij të fundit shumën prej 3 mijë euro.
Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.





