TIRANE, 22 shkurt 2013– Një efektiv policie në rrethana të paqarta është plagosur mbrëmjen e të enjtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 pranë Shkollës së Bashkuar kur shtetasi Halim Hametaj, efektiv i policisë operacionale është goditur nga një plumb.

Polici është vetëplagosur nga pakujdesia në momentin kur ka qenë duke hequr armën nga brezi.

Oficeri u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.