BRUKSEL, 21 shkurt 2013 – Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka kritikuar deklaratat nacionaliste të liderëve të partive politike në Shqipëri, të përhapura së tepërmi gjatë muajve të fundit.
Për kryediplomatin sllovak Lajçak, është e nevojshme që Bashkimi Eueropian të reagojë ndaj këtyre deklaratave dhe të mos qëndrojë vetëm në pozitat e vëzhguesit.
“Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, – ka thënë Lajçak për gazetën sllovake “Pravda”.
Mirosllav Lajçak ka qenë i dërguari i veçantë i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, në Shqipëri, pas ngjarjeve të 21 janarit.





