LESKOVIK, 21 shkurt 2013–  Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në Leskovik.

Një furgon ka dakë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i furgonit Bujar Ajazi 58 vjeç dhe është plagosur pasagjeri Ervis Lako.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Ersekës ku po merr edhe ndihmën mjekësore

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë dëbora në rrugë ndërkohë që policia lka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.