VLORE, 21 shkurt 2013– Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë ditën e djeshme në kuadër të një operacioni policor është bërë arrestimi në flagrancë për prodhim dhe shitje narkotikësh, për shtetasit:

Erand Fuat Hysi vjec 23, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vesjan V., vjec 17;

Et’hem M., vjec 17, banues banues në Vlorë, si dhe u bë shpallja në kërkim e një përsoni të katërt.

Arrestimi i tyre u krye pasi rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur “Shkolla e Marinës” në lagjen “Uji i Ftohtë”, nga kontrolli i ushtruar në autoveturën tip Ford Fiesta me targa AA 119 ET, në të cilin ndodheshin  këta shtetas janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 210 gr. “Cannabis sativa”, të cilat ishin ndarë në  33 pako të vogla gati për tu shitur në qytet.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283 /2 të Kodit Penal.