PERMET, 21 shkurt 2013– Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Përmet është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve: Altin Lalaj, i datëlndjes 1976, lindur dhe banues në Ksamil Sarandë; Emilo Muka, i datëlndjes 1988, lindur dhe banues në Ksamil Sarandë; Fabian Qazimi, i datëlndjes 1970, lindur dhe banues në Berat; Leonard Pazi, i datëlndjes 1989, lindur dhe banues në Ksamil Sarandë; Vangjel Qendro, i datëlndjes 1971, lindur dhe banues në Delvin Sarandë; Admirjam Kalemi, i datëlndjes 1987, lindur dhe banues në Ksamil Sarandë.
Arrestimi i shtetasëve të sipërpërmendur u bë për arsye se specialistët për Hetimin e Krimeve të Hapura në bashkëpunimme Patruallat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Përmet kanë marrë informacioneve në rrugë operative se disa shtetas nga Saranda po prisnin me bombël gazi tubacionin e rrjetit vadites të disa fshatrave të Komunës Dishnicë Përmet, rrjet vaditës në gjendje punë në pronësi të Drejtorisë së Bordit Rajonal të të Kullimit Gjirokastër.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur Patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Përmet si dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Përmet , të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasëve të sipërpërmendur të cilët me anë të një bombule gazi dhe mjeteve të tjera prerëse kishin prerë rreth 200 metra linear tubacion dhe po vazhdonin ta shkatërronin me tej.
Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestruan 200 metra linear tubo metalike, një bombël oksigjeni, një sharrë për prerje hekuri, elektroda, çelësa , pinca, dhe automjeti tip Benc me targa SR 51 87 B.
Rrjeti vaditës i shkatërruar nga ky grup ishte në gjendje pune , pasi është ndërtuar vitin e kaluar me një investim nga shteti prej 5 miljonë lekë të reja.
Dyshohet se ky grup ka shkatërruar disa rrjete vaditese në disa fshatra të qarkut Gjirokastër dhe të rrethit Sarandë dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Shkatërrimit të Pronës”,vepra këto të parashikuara nga nenet 134, e 150 të Kodit Penal.





