Ish-Presidenti Donald Trump do të rikthehet në mediat sociale por këtë herë me platformën e tij, të paktën kështu është shprehur zëdhënësi i Donald Trump për “Fox News” të dielën.

Jason Miller, një këshilltar dhe zëdhënës për një kohë të gjatë për fushatën e Trump në vitin 2020 i tha Howard Kurtz në “MediaBuzz” të Fox se Trump do të “kthehet në mediat sociale në rreth dy ose tre muaj me platformën e tij që do të tërheqë dhjetëra miliona përdorues të rinj”.

Miller tha se Trump është kontaktuar nga kompani të shumta dhe është në bisedime me ekipe të ndryshme rreth platformës së re.

“Kjo platformë e re do të jetë e madhe. Të gjithë e duan atë dhe ai do të sjellë miliona dhe miliona, dhjetëra miliona, në këtë platformë.”, tha ai.

Trump u pezullua nga Twitter dhe Facebook pas protestës vdekjeprurëse të j anarit në ndërtesën e kongresit në Uashington DC.